Lidhje

Kryengritësit sirianë pezullojnë pjesëmarrjen në bisedimet e paqes


Grupet kryesore kryengritëse të Sirisë thonë se e kanë pezulluar pjesëmarrjen në bisedimet paraprake të paqes të ndërmjetësuara nga Rusia, që janë planifikuar të zhvillohen këtë muaj në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Grupet thanë se e bënin këtë në shenjë proteste ndaj shkeljeve të shpeshta nga regjimi sirian të armëpushimit të arritur para pak ditësh.

Kryengritësit janë ankuar ndaj një sulmi të qeverisë në një zonë të mbajtur prej tyre pranë kryeqytetit sirian. Ata kanë protestuar edhe ndaj sulmeve ajrore në shkallë të gjerë në provincat Hama dhe Idlib.

Pezullimi i pjesëmarrjes së kryengritësve është një pengesë e rëndësishme në procesin e negociatave për Sirinë të udhëhequr nga Moska, në të cilin janë mënjanuar vendet perëndimore.

XS
SM
MD
LG