Lidhje

Trump kritikon kompaninë "General Motors"


Presidenti i zgjedhur Donald Trump kritikoi të martën kompaninë më të madhe të makinave, General Motors, duke thënë se modelet Chevrolet Cruze të prodhuara në Meksikë i dërgon në SHBA pa taksë. Ai kërcënoi se do t’i vërë tarifa të rënda kompanisë.

"Prodhojini në SHBA, përndryshe do të paguani taksë më të madhe në kufi,” shkruante zoti Trump në Twitter.

General Motors tha se shumicën e modeleve të saj Cruze e prodhon në Shtetet e Bashkuara, në uzinën e saj në Lordstown të Ohajos, zemra industriale e vendit.

Kompania tha se importon nga Meksika vetëm një model, që zë një përqindje të vogël të 172 mijë automjeteve Cruze, të cilat u shitën nga General Motors në 11 muajt e parë të vitit të kaluar.

Përveç Meksikës, kompania e prodhon këtë modelo edhe në Kinë. Chevrolet Cruze kushton 21 mijë dollarë.

XS
SM
MD
LG