Lidhje

Itali, studim për radikalizimin


Një studim mbi radikalizimin i përgatitur për qeverinë italiane, u paraqit të enjten në Romë nga Kryeministri Paolo Gentiloni, i cili tha se vendi nuk duhet ta "nënvlerësojë" këtë kërcënim.

"Fakti që ka një numër më të vogël njerëzish të radikalizuar apo luftëtarësh të huaj nuk duhet të na bëjë aspak ta nënvlerësojmë këtë dukuri dhe nevojën për ta kuptuar atë," tha Kryeministri italian.

Duke iu drejtuar gazetarëve, zoti Gentiloni tha se ndërsa Italia ka qenë kursyer deri tani nga sulmet ekstremiste, kjo mund të ndryshojë në qoftë se nuk merren masa parandaluese.

Ai u bëri thirrje palëve të interesuara të punojnë për të penguar dhe parandaluar përhapjen e radikalizmit në burgjet italiane dhe në internet.

Autori i raportit Lorenzo Vidino bëri thirrje që Italia të dalë me një strategji parandaluese pas rekomandimeve që ai jep në raport.

XS
SM
MD
LG