Lidhje

Rusia dënon raportin për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA


Kremlini i ka denoncuar si të pabaza dhe amatore pretendimet eshërbimeve amerikane të zbulimit se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar republikanin Donald Trump të fitojë një mandat presidencial katër-vjeçar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se "këto pretendime janë të pabaza, të bëra në një nivel tepër amatoresk, emocional që është vështirë të cilësohen si raporte vërtetë profesionale dhe të klasit botëror të shërbimeve të sigurisë."

"Ne jemi gjithnjë e më të lodhur nga këto akuza", tha Peskov duke shtuar se raporti "është duke u shndërruar në një gjueti të plotë shtrigash."

Komentet e tij ishin të parat që Kremlini bëri mbi raportin e agjencive amerikane të zbulimit të publikuar të premten, ku thuhej “me nivel të lartë besueshmërie” se presidenti rus Vladimir Putin personalisht urdhëroi një fushatë për të minuar procesin demokratik të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG