Lidhje

Afganistan, dhjetëra të vrarë nga sulmet vetvrasëse


Zyrtarët në Afganistan thonë se dy sulme vetëvrasëse thuajse të njëkohëshme të martën në Kabul shkaktuan më tepër se 30 të vrarë dhe rreth 80 të plagosur.

Dëshmitarët thanë se objekt i sulmit ishte një autokolonë me zyrtarë që po largoheshin nga Parlamenti i vendit.

Mes viktimave thuhet se janë zyrtarë të lartë të sigurisë, civilë dhe parlamentarë.

Sipas njoftimeve, një autor sulmi vetëvrasës me bombë hodhi veten në erë pranë zyrave të Parlamentit në zonën Darulaman të qytetit, pak sekonda para se një tjetër autor sulmi vetëvrasës aktivizoi eksplozivët në anutomjetin ku ndodhej, në përpjekje për të shkaktuar një numër të madh viktimash.

Talebanët morën menjëherë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ishin vrarë dhjetra njerëz. Ky grup ka prirjen për ta zmadhuar numrin e viktimave nga sulmet e tij.

Organizata “Amnesty International” e dënoi grupin taleban, që nuk ka mëshirë për civilët e pafajshëm dhe bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi të paanshëm.

XS
SM
MD
LG