Lidhje

Ish kryebashkiaku Xhelili dënohet me 32 muaj burg


Në Shqipëri ish kryetari i Bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili u dënua sot me 4 vjet burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, nën akuzën e “korrupsionit pasiv”, ndërsa do të vuajë 2 vjet e 8 muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në majin e vitit të shkuar, Xhelili u vu në qendër të një skandali pas publikimit të një videoje të filmuar nga një vajzë 20 vjeçare, së cilës ai i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Në materialin filmik, ish kryebashkiaku, përfaqësues i Partisë socialiste, i zgjedhur në 2015, shfaqej në momente të ndryshme, duke biseduar me vajzën në zyrën e tij, ndërsa ajo kishte shkuar për të kërkuar punë, dhe më pas në një dhomë hoteli në Tiranë, ku ai e kishte ftuar të takoheshin. Xhelili u shkarkua menjëherë nga detyra dhe më pas u arrestua.

Gjatë procesit gjyqësor, Xhelili dhe avokati i tij pretenduan pafajësinë duke deklaruar se gjithshka sipas tyre kishte qenë një manipulim. Por Gykata nuk mori parasysh këto pretendime duke e shpallur atë fajtor.

XS
SM
MD
LG