Lidhje

PS-PD përplasen për teknologjinë në votim


Në Shqipëri shumica dhe opozita u përlasën sot në komisionin parlamentar të Reformës zgjedhore lidhur me përdorimin e teknologjisë në procesin e zgjedhjeve të ardhshme të 18 qershorit. Opozita këmbënguli që ekspertët të sjellin propozimet lidhur me modelet që mund të zbatohen. Por përfaqësuesit e Partisë socialiste kërkuan që më parë të merrej një vlerësim nga OSBE/ODIHR-i, nëse diçka e tillë ishte e mundshme, duke kujtuar këtu dështimin në vitin 2013 të një projekti pilot mbi votimin dhe numërimin elektronik. Vota kundër e socialistëve për të nisur me përgjedhjen e tekonologjisë që duhet vënë në jetë, çoi në braktisjen e komisionit nga ana e opozitës.

“Propozimi që ka opozita dhe shumica e partive parlamentare dhe jo parlamentare për identifikim biometrik të votuesve, votim dhe numërim elektronik, është thelbi i reformës. Kjo garanton që vota e shqiptarit numërohet për atë që hidhet. Veto e sotme ishte moment në të cilin PS vrau reformën zgjedhore. Pa këtë cështje nuk mund të ketë reformë zgjedhore dhe pa reformë, zgjedhjet nuk mund të jenë të lira e të ndershme, e për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje”, deklaroi pas daljes nga komision Oerd Bylykbashki, bashkëkryetari demokrat i Komisionit.

“Ajo që ndodhi sot ishte një përpjekje e paskrupullt për të shmangur OSBE/ODIHR-in nga asistenca dhe opinioni që mund të japë për Komisionin. Si ka mundësi që PD nuk është dakort që të merret një opinion fizibiliteti për këtë cështje nga OSBE/ODIHR?. Se cila është tekonologjia, kjo vjen më pas”, u përgjigj pak më vonë bashkëkryetari socialist i Komisionit Taulant Balla.

XS
SM
MD
LG