Lidhje

Shkodër, propagandë për ISIS, arrestohet mësuesja


Një mësuese në Medresenë e Vajzave “Haxhi Sheh Shamia” të Shkodrës, u shoqërua mbrëmë vonë në polici dhe më pas u arrestua si e dyshuar për propagandë në mbështetje të organizatës terroriste ISIS dhe ish terroristit Bin Laden.

Arrestimi i mësueses Emine Alushi ndodhi vetëm pak minuta pas publikimit në emisionit investigativ “Stop” në televizionin Klan, të rregjistrimit të një bisede, të zhvilluar mes nxënëseve dhe mësueses gjatë një ore mësimore.

Ndalohet mësuesja që mbështet ISIS-in
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Në audion e trasmetuar dëgjohet se si nxënëset e pyesin mësuesen rreth ISIS dhe ajo përgjigjet se “ISIS është një organizatë myslimane që mbron popullin mysliman të Sirisë, Egjyptit dhe Palestinës”. Mësuesja shprehet më tej se luftarët e saj “janë njerëz të mirë” dhe se “nuk duhen besuar ato që thonë lajmet”. Këmbënguljes së një nxënëseje se “ISIS ka vrarë”, mësuesja i përgjigjet se “dhe ata që kanë vrarë Bin Ladenin janë vrasës”.

Burimeve policore bëjnë të ditur se mësuesja Alushi është shoqëruar gjatë ditës së sotme për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, drejtuesit dhe stafi pedagogjik i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dolën me një deklaratë, përmes së cilës shprehën distancimin e menjëhershëm nga opinionet dhe mendimet e mësueses, të pasqyruara në emisionin “Stop”. Ata bënë të ditur se subjekti i videos së trasmetuar “nuk përbën linjën zyrtare të Medresesë” si institucion arsimor i Komitetit Musliman Shqiptar, dhe se deklarimet e mësueses “shkojnë krejtësisht në të kundërtën të asaj çfarë ofron dhe synon kjo shkollë në procesin edukativ. Medreseja," - thuhet më tej në deklaratë - "është institucion i shërbimit të arsimit parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar”.

Drejtuesit e Medresesë bënë të ditur se Emine Alushi këtë vit shkollor nuk është pjesë e stafit të saj pedagogjik, dhe se, në periudhën që ka punuar në Medrese, ajo ka qenë mesuese me kohë të pjesëshme.

XS
SM
MD
LG