Lidhje

Steinmeier: Politika e brendshme dhe e jashme e SHBA, e paqartë


Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se politika e brendshme dhe e jashtme e administratës së presidentit Donald Trump mbetet e paqartë pas fjalimit të inaugurimit.

Ministri nënvizoi vlerësimin e Gjermanisë për marrëdhënien ndëratlantike me Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur atë më tepër sesa marrëdhënie mes dy shtetesh.

Duke folur për gazetarët zoti Steinmeier tha se "të gjithë ata që shpresonin se mund të dëgjonin tashmë diçka më konkrete për politikën e brendshme dhe të jashtme gjatë fjalës së inaugurimit, duhet të thonë sot se tani për tani nuk e dimë ende."

Ministri i Jashtëm gjerman tha se diskutimet brenda SHBA ende vazhdojnë të mbizotërohen nga diskutimet e fushatës.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Gjermanisë tha se më shumë se dy javë më parë, zyrtarët gjermanë që zhvilluan bisedime me anëtarë të ekipit të zotit Trump, nuk ishin në gjendje të kuptonin se çfarë lloj politike të jashtme dhe të sigurisë synonte të ndiqte administrata e tij.

Zoti Steinmeier tha se "përleshjet në rrugë dhe demonstratat pro dhe kundër administratës së re tregojnë se vendi ka ende shumë për të bërë për t’u bashkuar rreth presidentit."

Ai nënvizoi vlerësimin e Gjermanisë për marrëdhënien ndëratlantike, duke thënë se ajo është "më tepër sesa marrëdhënie mes dy shtetesh apo mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës."'

"Ajo është baza e Perëndimit prandaj kemi çdo arësye t’i shprehim kaq shpesh vlerësimin tonë palës amerikane për këtë marrëdhënie ndëratlantike."

Zoti Steinmeier tha se kjo marrëdhënie ka nevojë të vihet në dukje, në mënyrë që "ana tjetër e Atlantikut të kujdeset po aq sa edhe ne”.

XS
SM
MD
LG