Lidhje

Senat, pritet emërime të reja për kabinetin e presidentit Trump


Këtë javë senati amerikan do të votojë për anëtarë të tjerë të kabinetit të presidentit Donald Trump me një vëmendje të posaçme tek skuadra e sigurisë kombëtare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman thotë se senatorë të njohur republikanë kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për Rex Tillerson i përzgjedhur për postin e Sekretarit të Shtetit.

Me një shumicë dërrmuese prej 98 votash pro dhe një kundër, senati miratoi kandidaturat e presidentit Trumpit për të drejtuar Pentagonin dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Votimi u krye disa orë pas betimit të presidentit të ri. Tashmë republikanët, që kanë shumicën në Kongres, po mbështesin ish shefin ekzekutiv të firmës, ExxonMobil Rex Tillerson, për të cilin më parë kishin patyr hezitime për shkak të mardhënieve të tij, me presidentin rus Vladimir Putinkanë shkaktuar hezitime.

Nuk është një vendimarrje e lehtë. Po gjithashtu besoj se kur ka dyshim, duhet ta marrim të mirëqenë besimin e presidentit të ardhshëm tek ai”, deklaroi senatori republikan John McCain.

Pengesa e parë për zotin Tillerson do të jetë vota në komisionin e jashtëm të senatit. Votimi pritet të bëhet sot pasdite. Po sot Senati do të përpiqet të konfirmojë drejtorin e CIA-s Mike Pompeo. Të premten Seanti nuk arritu ta fuste votëmn për të në rendin e ditës, vonesë që nuk u prit mirë nga Shtëpia e Bardhë.

“Demokratët e senatit po e zvarrisin emërimin e Mike Pompeos dhe po bëjnë lojra politike me sigurinë kombëtare. Kjo duhet shkruar e thënë në shtyp”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer.

“Të gjithë do të miratohen, për disa procesi do të jetë më i gjatë se për të tjerët”, deklaroi presidenti Trump.

Republikanët kujtojnë se presidentët e mëparshëm kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë me më shumë emra të konfirmuar se sa Donald Trump.

Mbaj mend shumë mirë janarin e 2009, senati në ditën e parë të inagurimit miratoi 7 anëtarë të kabinetit. 7 dhe jo dy. Pse nuk po ecim përpara dhe t’i japim presidentit ekipin e tij të sigurisë kombëtare kur kemi nevojë për më shumë se çdo herë tjetër në vitet e fundit?

Kjo ka të bëjë me rolin që do të ketë senati, a do të jemi ne një organ kukull për miratimin e tyre, duke hequr dorë nga përgjegjësia për të mbikqyrur”, thotë senatori demokrat Ron Wyden.

Demokratët pretendojnë se kandidatët e zotit Trump e kanë fajin vetë duke i paraqitur me vonesë formularët e financave dhe të kodit etik.

Nëse ka patur ndonjëherë një grup anëtarësh kabineti që kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm është pikërisht ky. Kabineti i presidentit të zgjedhur është një moçal, plot me miliarderë dhe bankierë, me konflikte interesi e shkelje etike”.

Konfirmime të tjera të diskutueshme janë emrat e zgjedhur për të drejtuar departamentet e thesarit, energjisë, shëndetësisë e shërbimeve sociale si dhe agjensinë e mbrotjes së mjedisit.

XS
SM
MD
LG