Lidhje

Uashingtoni i shqetësuar nga luftimet në Ukrainë


Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur "shqetësim të thellë" në lidhje me rifillimin e luftimeve në Ukrainën lindore mes kryengritësve pro-rusë dhe trupave qeveritare, duke thënë se luftimet në afërsi të kufirit rus kanë shkaktuar dhjetëra viktima ushtarake dhe civile.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit të publikuar të martën bëhet thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, dhe theksohet se luftimet, të cilat shpërthyen të dielën në parkun industrial Promzona në Avdiivka, kanë lënë 17,000 civilë, duke përfshirë 2,500 fëmijë, pa ujë, ngrohje apo energji elektrike.

"Ndoshta do të duhet të largohemi nga qytetit. Nëse situata në Avdiivka nuk zgjidhet, ne padyshim që do të largohemi nga qyteti," thotë Elena, një banore e qytetit.

Edhe Bashkimi Evropian dënoi rifillimin e luftimeve duke i quajtur ato një "shkelje flagrante" të marrëveshjes së Minskut për armëpushim, të arritur në vitin 2015. Marrëveshja u arrit me ndihmën e udhëheqësve gjermanë dhe francezë dhe në të ishte përfshirë tërheqja e armatimit të rëndë nga vijat e frontit.

Gati 10,000 njerëz, më shumë se gjysma e tyre civilë, janë vrarë në luftimet që shpërthyen në prill të vitit 2014, një muaj pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë, dhe dy muaj pas protestave pro-perëndimore në Kiev që detyruan presidentin pro-rus të Ukrainës të largohej nga vendi.

Aneksimi i Krimesë në vitin 2014 nxiti kritika të shumta nga qeveritë perëndimore dhe OKB-ja që u pasua me sanksione ekonomike të Perëndimit, si ndëshkim ndaj Moskës. Sanksionet janë ende janë në fuqi.

Ukraina ka shprehur shqetësim se presioni ndërkombëtar mbi Rusinë mund të dobësohet nën udhëheqjen e Presidentit të ri të Shteteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ka shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetjen e tij për normalizim në marrëdhënieve SHBA-Rusi.

XS
SM
MD
LG