Lidhje

Gjermani, Tillerson do të takohet me homologun rus Lavrov


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të takohet në Gjermani me homologun e tij rus, gjatë mbledhjes së ministrave të jashtëm të grupit të G-20. Ky është takimi i parë i madh ndërkombëtar në të cilin merr pjesë Sekretari i ri i Shtetit, Rex Tillerson. Sot ai u takua në Bon me një delegacion të Jemenit, ku mori pjesë edhe Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe Ministri i Jashtëm saudit Adel Al Jubeir. Johnson dhe Tillerson më pas patën një takim dypalësh.

Pjesëmarrësit në takimin e G-20 do të përshëndeten sonte ngaMinistri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, i cili sapo ka marrë detyrën.

Një zyrtar amerikan tha përpara udhëtimit të Sekretarit Tillerson se ish presidenit i kompanisë së naftës “Exxon Mobil” do t’i përdorë takimet kryesisht për të dëgjuar homologët e tij.

Axhenda e Sekretarit Tillerson përfshin takime me ministrat nga Britania, Turqia, Italia, Korea e Jugut, Japonia dhe Brazili. Më i rëndësishmi do të jetë takimi i tij me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

XS
SM
MD
LG