Lidhje

Tillerson: Moska të respektojë marrëveshjen për Ukraninën


Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha sot se Rusia duhet të respektojë një marrëveshje të vitit 2015 që synon dhënien fund të luftimeve ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, ndërkohë që administrata e Presidentit Trump kërkon mënyra për të bashkëpunuar me Moskën.

Ish-shefi ekzekutiv i firmës Exxon Mobil i bëri komentet pas takimit në Bon me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, takimi i parë në nivel të lartë mes përfaqësuesve të dy vendeve që nga inaugurimi i Presidentit Trump më 20 janar.

Zoti Tillerson është treguar i rezervuar në komente gjatë dy javëve të para në detyrën si sekretar shteti. Ai ende nuk ka komentuar publikisht rreth zhvillimeve me Rusinë, rreth akuzave për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale amerikane, apo për veprimet e Moskës në Siri dhe Ukrainë.

Pas takimit me zotin Lavrov, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë mundësinë për të punuar me Rusinë në çështjet ku mund të ketë pika të bashkëpunimit praktik që do të ishin me përfitim për popullin amerikan”.

“Kur kemi diferenca në mendime, Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë interesat dhe vlerat e Amerikës e të aleatëve të saj,'' tha zoti Tillerson.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG