Lidhje

Njerëz në Amerikë - Maz Jobrani


maz

“Njerëz në Amerikë”, është një serial me rrëfime të qytetarëve amerikanë nga pjesë të ndryshme të globit.

Ata rrëfejnë në vetën e parë dhe mund t’ju befasojnë me mendimet, filozofitë për jetën dhe mënyrën se si e përjetojnë demokracinë, lirinë e shprehjes dhe jetën në komunitet.

Çdo episod i këtij seriali u kushtohet njerëzve herë të zakonshëm, herë personalitete publike, por që gjithmonë kanë diçka për të treguar.

Maz Jobrani është një humorist me origjinë iraniane, i cili i bën amerikanët të qeshin duke vënë në lojë ekstremizmin islamik si dhe stereotipin amerikan për myslimanizmin.

Ai ka lindur në Iran, por u zhvendos në Shtetet e Bashkuara kur ishte ende fëmijë, prandaj i kupton mirë të dyja kulturat.

XS
SM
MD
LG