Lidhje

Marijuanë me tonë drejt Greqisë

  • Rudina Dervishi

Policia greke tha se rreth një ton marijuanë është gjetur nga autoritetet doganore greke në Pikën kufitare të Kakavijës, më e madhja që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Lënda narkotike u zbulua gjatë një kontrolli të kryer në një kamion që kishte hyrë nga Shqipëria. Sipas policisë greke brenda mureve të dyfishta të kamionit shqiptar, një qen i trajnuar posaçërisht zbuloi sasinë e madhe, prej rreth një ton marijuanë.

Burimet kufitare thanë se shoferi me të pikasur kontrollin u hodh në anën shqiptare të kufirit, por policia shqiptare nuk ka dhënë ende hollësi për ngjarjen dhe zonën ku mund të jetë ngarkuar marijuana.Sasi të mëdha marijuane janë zbuluar ditët e fundit në anën greke të kufirit me Shqipërinë.

Pas bllokimit të rreth 2 tonëve marijuanë në brigjet e ishullit grek të Korfuzit rreth gjysëm tonë marijuanë u zbuluna në dy raste në qytetin port të Patras dhe në zonën e Gumenicës.

E gjithë lënda narkotike e kultivuar në Shqipëri verën e vitit të shkuar po transportohet drejt vendeve europiane përmes porteve greke me kamionët tregëtarë apo me mjete të tjera të vogla. Nga hetimet e policisë greke pas Italisë një tjetër destinacion i drogës shqiptare kohët e fundit është Hollanda.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG