Lidhje

Tillerson, Uashingtoni do të mbështesë një zgjidhje politike për konfliktin sirian


Pas një takimi sot me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, vendet aleate me Shtetet e Bashkuara thanë se besojnë që Uashingtoni do të mbështesë një zgjidhje politike për konfliktin sirian.

Ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel u tha gazetarëve në Bon se "të gjithë pjesëmarrësit dëshirojnë një zgjidhje politike pasi vetëm një zgjidhje ushtarake nuk do të çonte në arritjen e paqes në Siri.”

Zoti Tillerson u takua për herë të parë me ministrat e jashtëm të një numri vendesh perëndimore dhe arabe, duke përfshirë Turqinë.

Para takimit, diplomatët kërkuan sqarime nëse administrata e re e Presidentit Donald Trump e ka ndryshuar politikën për Sirinë, veçanërisht në lidhje me të ardhmen e presidentit Bashar al-Asad.

Nën administratën e presidentit Barack Obama, SHBA ngulte këmbë për largimin e Assadit nga pushteti, në kundërshtim me qëndrimin e Rusisë, e cila e mbështet udhëheqësin sirian.

XS
SM
MD
LG