Lidhje

Forcat irakiane marrin nën kontroll aeroportin e Mosulit


Forcat irakiane të sigurisë të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara hynë në aeroportin kryesor të Mosulit, qëndresa kryesore e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Forcat e sigurisë, përfshi ekipet e përgjigjes së shpejtë, policinë federale dhe njësitë kundër terrorizmit, hynë në ndërtesë dhe në një bazë ushtarake aty pranë sot paradite. Agjencia e lajmeve Reuters tha se televizioni shtetëror irakian njoftoi se forcat e përgjigjes së shpejtë dhe policia federale kanë “kontroll të plotë të aeroportit të Mosulit”.

Sulmi i sotëm në aeroport dhe në një bazë ushtarake që ndodhen në rrethinat jugore të Mosulit, është pjesë e një operacioni madhor që filloi të djelën e që synon të ç’rrënjosë forcat e ISIS-it nga Mosuli perendimor. Forcat irakiane çliruan pjesën lindore të qytetit muajin e kaluar pasi ISIS e mori qytetin në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG