Lidhje

Le Pen parashtron politikën e jashtme


Kandidatja që kryeson garën për president të Francës Marine Le Pen ofroi një parashikim paraprak se si do të jetë politika e jashtme nëse ajo shpallet fituese. Ajo anuloi takimin me një klerik të lartë në Liban pas kërkesës që ajo të vinte një shami në kokë. Zonja Le Pen u shpreh gjithashtu kundër Bashkimin Evropian, NATO-s dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të tregtisë gjatë një fjalimi të mbajtur në Paris duke shpalosur kursin e një France të pavarur kur interesat e vendit janë parësore.

Politikat e Francës do të vendosen në Paris”, tha ajo një ditë më parë gjatë një fjalimi të mbajtur në një nga mjediset e njohura të kryeqytetit. Sipas saj “asnjë aleat, marrëveshje apo aleancë nuk do të vendosë në emër të Parisit”.

Zonja Le Pen kryeson sondazhet pavarësisht nga akuzat për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian. Por ndërsa shumë sondazhe e parashikojnë atë fituese të raundit të parë që do të zhvillohet në prill, parashikohet gjithashtu që ajo të humbasë gjatë balotazhin në muajin maj.

Në një stinë elektorale me shumë të papritura dhe zhgënjime, analistët tregohen të kujdesshëm të shprehen se kush mund të jetë fitues.

Nga ana tjetër udhëheqësit më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian e konsiderojnë alarmues popullaritetin e kandidatës Le Pen apo kandidatëve të tjerë me bindje nacionaliste.

Ashtu sikurse zoti Trump zonja Le Pen ka përqafuar një qasje nacionaliste, që ofron një zbatim të rreptë të ligjit dhe goditje të emigracionit.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG