Lidhje

Përforcohet kontrolli në Mosul


Zyrtarët ushtarakë irakianë thonë se forcat e tyre të mbështetura nga trupat amerikane, kanë hyrë më thellë në gjysmën perëndimore të Mosulit, pas nisjes së disa sulmeve për të rimarrë bastionin e fundit kryesor të Shtetit Islamik.

Përparimi i trupave në qytet, vjen një ditë pasi forcat anti-terrorizmit rimorën aeroportin e Mosulit, të kontrolluar nga ekstremistët e grupit Shteti Islamik që prej vitit 2014.

Sot trupat morën nën kontroll të plotë bazën ushtarake “Ghozlani” dhe hynë në lagjen al-Mamoum të Mosulit, për herë të parë pas shumë muajsh.

Marrja e aeroportit nga forcat irakiane i jep trupave qasje në jug-perëndim të Mosulit si dhe kontrollin për herë të parë të bregut perëndimor të lumit Tigër.

Në janar, rebelët e shtetit islamik u dëbuan nga pjesa lindore e Mosulit lindor por grupi militant ende kontrollon pjesën perëndimore të qytetit, që ndahet nga lumi.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG