Lidhje

Siri, 65 të vrarë nga dy shpërthime me makinë bombë


Dy shpërthime të ndryshme me makina bombë kanë shkaktuar 65 të vrarë dhe shumë të tjerë plagosur në një fshat të Sirisë pranë qytetit al-Bab.

Ngjarjet ndodhin një ditë pasi forcat turke dhe aleatët e tyre të grupimeve rebele, arritën të marrin nën kontroll pjesën më të madhe të këtij qyteti të pushtuar nga grupi Shteti Islamik.

Njëri shpërthim ndodhi në një pikë kontrolli të mbushur me njerëz, shumë prej tyre me shpresën për t’u rikthyer në al-Bab, ku luftimet kishin vazhduar prej muajsh.

Forcat turke dhe ato rebele u vendosën në qytet ditën e enjte pas tërheqjes së luftëtarëve të Shtetit Islamik, duke i dhënë fund betejës për një nga bastionet kryesore të IS-isit, sipas raportimeve në mediat turke dhe grupet aktiviste në Siri.

“Pothuaj i gjithë qyteti i al-Bab-it është nën kontroll dhe paralekisht po zhvillohet një operacion sprastrimi” i tha ministri turk i mbrotjes Fikri Isik, agjencisë turke të lajmeve “Anadolu”.

Sipas njoftimeve, luftëtarët e IS-it po zhvendosen në jug por disa prej tyre vazhdojnë të jenë të fshehur në qytete.

Një grup sirian monitorimi tha se forcat turke po lëvizin lagje me lagje për të siguruar qytetin.

XS
SM
MD
LG