Lidhje

Trump fajëson ish presidentin Obama për protestat


Presidenti Donald Trump po fajëson paraardhësin e tij, ish Presidentin Barack Obama, për protestat e kohëve të fundit kundër ligjvënësve republikanë që ishin në shtetet e tyre për takime me votuesit gjatë ditëve të pushimit të Kongresit.

Në këto takime ligjvënësit u përballën me pyetje plot zemërim lidhur me planet e tyre për zhbërjen e planit të shërbimit shëndetësor, të njohur si Obamacare. Disa republikanë thanë se protestuesit ishin pjesë e grupeve të organizuara nga demokratët e opozitës. Presidenti Trump tha në një intervistë se ishte i mendimit se prapa protestave qëndronte Presidenti Obama, ngaqë siç u shpreh ai, sigurisht që organizatorët ishin njerëzit e tij. Por ai shtoi se është i vendosur të bëjë ndryshimet e premtuara gjatë fushatës.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG