Lidhje

Shtohen rastet e kancerit të zorrës së trashë mes të rinjve


Sipas një studimi, amerikanët e lindur në vitin 1990 janë 2 herë më shumë në rrezik të preken nga kanceri i zorrës së trashë (kolorektal) dhe katër herë më në rrezik, se sa ata që kanë lindur rreth viteve 1950.


Studimi gjeti se kanceri i zorrës së trashë është më shumë në rritje veçanërisht mes rinjve, ndërsa mes personave nën 55 vjeç, 30 për qind e tyre diagnostikohen me këtë lloj kanceri.

"Këto prirje mes të rinjve përbëjnë një parashikim për barrën e sëmundjes në të ardhmen," thotë Rebecca Siegel e Shoqatës Amerikane të Kancerit, dhe autore kryesore e studimit të botuar në revistën e Institutit Kombëtar të Kancerit.


Dr. Siegel thotë se "konstatimi se rreziku nga kanceri i zorrës së trashë për këtë mijëvjeçar ka arritur nivelin e rezikut të atyre të lindur në fund të viteve 1800, është shumë shqetësues. Fushata ndërgjegjësimi janë të nevojshme mes mjekëve dhe publikut të gjerë në lidhje me këtë rritje, dhe mund të ndihmojnë në uljen e vonesave për diagnostikim tek të rinjtë, por edhe për të nxitur përdorimin e ushqimeve të shëndetshme dhe të jetesës më aktive në përpjekje për të ndalur këtë prirje."

Studiuesit vërejnë se rastet e kancerit të zorrës së trashë kanë qenë në rënie që nga viti 1980, ndërsa në dekadën e fundit pësuan rënie edhe më të madhe, kryesisht falë analizave dhe kontrolleve parandaluese mjekësore.


Por shkencëtarët donin të gjenin pse disa studime kanë treguar një rritje të rasteve të këtij kanceri mes njerëzve nën moshën 50-vjeçare. Për studimin e tyre, u shqyrtuan rastet e kancerit kolorektal mes personave mbi 20 vjeç nga viti 1974 deri në vitin 2013.

Të dhënat treguan se rastet e kancerit të zorrës së trashë, fillimisht ranë pas vitit 1974, por pastaj u shtuan me një ose dy për qind nga mesi i viteve 1980 deri në vitin 2013 me personave të moshës 20 deri 39 vjeç. Për njerëzit e moshës 40 deri në 54 vjeç, ky lloj kanceri u rrit 0.5 për qind dhe 1 për qind nga mesi i viteve 1990 deri 2013.

Për kancerin e zorrës së trashë, rritjet ishin më të mëdha, me rreth 3 për qind në vit nga viti 1974 deri në 2013 tek personat e moshës 20 deri 29 vjeç. Për të rriturit mes moshës 30 dhe 39 vjeç, ka pasur një rritje të ngjashme nga viti 1980 deri në vitin 2013. Për të rriturit mes moshës 40 dhe 54 vjeç, rastet e kancerit kolekteral u rritën 2 për qind nga viti 1990 deri 2013.

Studimi thotë se rastet e kancerit të zorrës së trashë për personat mbi 55 vjeç kanë qenë në rënie për rreth 40 vjet.

XS
SM
MD
LG