Lidhje

Francë, Macron shpalos platformën e plotë politike


Presidenti i ardhshëm i Francës, mund të jetë 39 vjeçari Emmanuel Macron, ish ministër i ekonomisë, që nuk përfaqëson ndonjë prej forcave kryesore politike dhe pa përvojë kandidimi.

Kur mbeten më pak se dy muaj nga zhvillimi i raundit të parë të votimit, i pavaruri me pikëpamje të moderuara politike Emmanuel Macron shpalosi platformën e tij të plotë politike.

Propozimet e tij shtrihen nga pakësimi i numrit i ligjvënësve të parlamentit francez, beteja me burokracinë qeveritare, lufta ndaj nepotizmit, deri tek shpërblimi i bizneseve që punësojnë banorë të lagjeve me të ardhura të ulta.

Ish bankieri, e ka pozicionuar veten e tij si përkrahës i klasës së mesme franceze.

Zoti Macron bën gjithashtu thirrje për lidhje të ngushta me Bashkimin Evropian dhe mbështetje të eurozonës, në një qëndrim që dallon qartë me atë të kandidates së djathtë ekstreme që kërkon zhvillimin e një referendumi për të larguar Francën nga blloku, nëse nuk rinegociohen kushtet e anëtarësimit të vendit.

Pas një fillimi jo të mirë, me propozime jo të qarta, tashmë sondazhet publike për votimet e 23 prillit, e rendisin zotin Macron në vendin e dytë, me 3 për qind më pak sesa kandidatja tjetër Le Pen.

XS
SM
MD
LG