Lidhje

Turqi, takim mes ushtarakëve të lartë amerikanë, rusë dhe turq


Në Antalia të Turqisë sot u zhvillua një takim mes ushtarakëve të lartë amerikanë, rusë dhe turq, ku është diskutuar për zhvillimet në Siri dhe në Irak.

Takimi mes shefit të shtabit të shtatmadhorisë amerikane Joe Dunford, gjeneralit turk Hulusi Akar dhe shefit të forcave të armatosura ruse, gjeneralit Valery Gerasimov, u mbajt ndërsa Turqia ka përsëritur kërcënimet për goditjen e objektivave kurde të mbështetura nga amerikanët, në qyetin verior të Sirisë, Manbij.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, po ashtu po diskutojnë planet për rimarrjen e kontrollit qytetit Raqqa në Siri, të deklaruar si qendra e Shtetit Islamik. Turqia e kundërshton me forcë përfshirjen e forcave kurde siriane në operacion.

XS
SM
MD
LG