Lidhje

WikiLeaks publikon mijëra faqe, pretendon se i përkasin CIA-s


Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange

Organizata WikiLeaks ka publikuar mijëra faqe të asaj që thotë se janë dokumente konfidenciale të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, të cilat ekspozojnë një program masiv hakerimi të zbatuar nga CIA.

Të 8 mijë e 771 dokumentet janë publikuar nga WikiLeaks nën titullin "Viti Zero". Wikileaks thotë se dokumentet nxjerrin në pah të gjithë aftësinë hakeruese të CIA-s.

Zëdhënësi i CIA-s, Jonathan Liu tha se agjencia nuk komenton "mbi vërtetësinë e dokumenteve që thuhet se janë të zbulimit”.

Në një deklaratë, WikiLeaks tha se CIA "ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të arsenalit të saj hakerues."

Sipas këtij grupi, mjetet kibernetike ishin shpërndarë mes disa prej ish-hakerave të qeverisë amerikane, njëri prej të cilëve ia dorëzoi ato organizatës Wikileaks.

XS
SM
MD
LG