Lidhje

Schaeuble: Rusia, propagandë me lajme të rreme


Ministri gjerman i financave Wolfgand Schaeuble tha se Rusia po udhëheq një “propagandë lufte”, duke përdorur lajme të rreme.

Ai u tha të martën disa korrespondentëve të huaj në Berlin se kanali televiziv shtetëror “Russia Today” prodhon “nga mëngjezi në darkë” lajme të rreme. Kjo sipas tij “është e papranueshme dhe duhet të ndalet”.

Zoti Schaeuble tha se egziston “një konstante e pabesueshme bombarduese mashtrimi” e propagandës ruse.

Muajin e kaluar autoritetet lituaneze hodhën poshtë një lajm se një ushtar gjerman në shërbim të misionit të NATO-s kishte përdhunuar një adoleshente. Ministri gjerman i financave nuk komentoi mbi këtë.

Por sipas autoriteteve lituaneze, Rusia kishte sajuar lajmin me qëllim diskretitimin e forcave të reja të NATO-s të vendosura në kufi me të.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG