Lidhje

SHBA akuzojnë Rusinë për dislokimin e raketës


Shtetet e Bashkuara akuzuan për herë të parë publikisht Rusinë për dislokimin e një rakete Kruz në kundërshtim me një marrëveshje 30 vjeçare për kontrollin e armëve.

Zëvendës kreu i Shtatmadhorisë amerikane, Paul Selva konfirmoi në Kongres se instalimi i raketës me bazë tokësore shkel "frymën dhe qëllimin" e Traktatit të vitit 1987 për Forcat Bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Komentet e gjeneralit Selva para Komisionit të Dhomës për Shërbimet e Armatosura janë konfirmimi i parë publik që ushtria amerikane u bën njoftimeve të muajit të kaluar se Rusia kishte dislokuar fshehurazi raketën Kruz.

Selva tha se dislokimi i raketës paraqet "rrezik për shumicën e objekteve të SHBA në Evropë." Ai shtoi se ky hap i Rusisë është një përpjekje e Rusisë për të kërcënuar NATO-n.

Sipas administratës së ish-presidentit Barack Obama, raketa Kruz e tipit SSC-8 ishte testuar në vitin 2014, duke shkelur traktatin që ndalon dislokimin në tokë të raketave amerikane dhe ruse me rreze të mesme veprimi.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG