Lidhje

Huntsman mund të emërohet ambasador në Rusi


Burime të afërta me Shtëpinë e Bardhë njoftojnë se Jon Huntsman, i cili ka qenë ambasador i SHBA në Kinë nën administratën Obama, do të emërohet nga presidenti Donald Trump si ambasador në Rusi.

Burimet thonë se zoti Huntsman e ka pranuar ofertën e presidentit Trump. Zoti Huntsman, i cili është republikan, ka qenë guvernator i shtetit Utah para se të shkonte ambasador në Kinë. Ai kandidoi për president në vitin 2012.

Emërimi i zotit Huntsman vjen në një kohë kur janë rritur tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës. Agjencitë amerikane të zbulimit kanë akuzuar Rusinë për sulme kibernetike kundër Komitetit Kombëtar Demokrat dhe për publikimin e emaileve të piratuara në përpjekje për të ndihmuar zotin Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Polemika ka hedhur hije mbi administratën e re, sidomos lidhur me akuzat se aleatët kryesorë të presidentit Trump janë takuar me zyrtarë rusë gjatë fushatës.

XS
SM
MD
LG