Lidhje

Tusk rizgjidhet President i Këshillit Evropian


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian rizgjodhën të enjten me shumicë dërrmuese votash presidentin e bllokut, Donald Tusk

Vendi i zotit Tusk, Polonia ishte e vetmja nga 28 vendet anëtare të BE-së që votuan kundër rizgjedhjes së tij.

Pas votimit, Beata Mazurek, zëdhënëse e Partisë së Ligjit dhe Drejtësisë, e cila është në pushtet në Poloni, vuri në pikëpyetje unitetin e BE-së pas rizgjedhjes së zotit Tusk.

Polonia kishte kërcënuar më parë se do të bllokonte takimin e BE-së në rast se votimi do të zhvillohej siç ishte planifikuar. Megjithatë, kjo nuk ndodhi.

Pas rizgjedhjes, Donald Tusk tha në Twitter se shpresonte ta "bënte BE-në më të mirë," megjithë kundërshtimin e Polonisë.

"Mirënjohës për besimin dhe vlerësimin pozitiv nga Këshilli i Evropës. Unë do të bëj çmos për ta bërë BE-në më të mirë," u shpreh ai në median sociale.

Mandati i ri i zotit Tusk skadon në nëntor 2019. Udhëheqësit e BE-së diskutuan në takimin e së ejtes edhe çështje të tjera që lidhen me ekonominë dhe mbrojtjen.

Të premten ata fillojnë përgatitjet për një samit në Romë më vonë këtë muaj për të përkujtuar 60 vjetorin e traktatit të themelimit të Bashkimit Evropian.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG