Lidhje

Turqi, rrëzohet helikopteri, 5 të vrarë


Në Turqi, një helikopter me të cilin udhëtonin drejtues të lartë ekzekutivë biznesesh u rrëzua sot mbi një autostradë pasi goditi një kullë televizive për shkak të mjegullës së dendur, duke vrarë të paktën pesë persona.

Mediat raportojnë se helikopteri Sikorsky S-76 ishte ngritur nga aeroporti kryesor i Stambollit Ataturk, me shtatë persona në bord.

CNN Turk, duke ju referuar zyrtarëve lokalë, tha se mes tyre ishin tre persona me shtetësi turke, dy prej cilëve pilotë dhe katër të huaj.

Sipas agjencisë private të lajmeve Dogan, në helikopter ishin katër rusë. Helikopteri u rrëzua në një nga lagjet e Stambollit. Pjesët të tij u përhapën në autostradë dhe në një pjesë të gjelbëruar në krah të saj.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG