Lidhje

Analistët komentojnë zhvillimet e fundit politike në Tiranë


Analistët mbi protestën e opozitës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:48 0:00

Në Tiranë, protesta e opozitës po komentohet në këndvështrime të ndryshme nga analistët e politikës.

Ata pohuan se tani që afatet ligjore po skadojnë, është koha për një dialog realist dhe mirëkuptim mes palëve mbi organizimin e zgjedhjeve.

Analistët mbi protestën e opozitës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:48 0:00

Vëzhgues të jetës politike shqiptare mendojnë se situata e fundit është jonormale dhe e paprecedent në kërkimin e zgjidhjeve politike.

Vendet demokratike shkojnë në zgjedhje për të zgjidhur krizat politike, ndërsa në Shqipëri, thotë analisti Lutfi Dervishi, vetë zgjedhjet janë shkaku i krizës politike.

Sipas tij, në këto diskutime të ashpra politike është në lojë aftësia për të ndërtuar institucione të pavarura demokratike.

Por nga ana tjetër, Afrim Karasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, duket më optimist kur thotë se ende ka shumë hapësira për dialog dhe mirëkuptim.

Ai kujtoi se presionin për të mos u regjistruar në zgjedhje e pati përdorur edhe Partia Socialiste në 2006, ndërsa edhe tani kjo po shërben si mjet presioni mes palëve.

Parlamenti është në fund të mandatit, po ashtu edhe presidenti edhe qeveria, ndërsa gjykatat janë në fazën e riorganizimit dhe vetingut, ndaj rruga më e logjikshme, sipas zotit Dervishi, është dialogu mes palëve, edhe pse mosbesimi midis tyre është shumë i madh.

Ai thotë se situata nuk mund të zgjidhet me kushte normale, sepse zhvillimet janë jonormale.

Studiuesit e politikës mendojnë se partitë kryesore kanë nisur fjalimet elektorale, me anë të cilave synojnë që të ngrejnë moralin e përkrahësve të tyre, si nga opozita edhe nga qeveria.

Zoti Krasniqi thotë se Rilindja nga një anë edhe Republika e re nga ana tjetër janë thjesht axhenda elektorale të kryetarëve të tyre.

Analistët politikë shohin me shpresë edhe faktin se presidenti i republikës ende nuk ka folur për këtë krizë.

Kjo, sipas tyre, është një mundësi që duhet shfrytëzuar për të bashkuar palët në bisedime, një nismë, që sipas tyre mund ta marrë edhe kryetari i parlamentit, para ndërmjetësimeve nga partnerët ndërkombëtarë në selitë partiake në tjetrën.

XS
SM
MD
LG