Lidhje

Statusi i Gjyqtarëve e Prokurorëve, Kushtetuesja rrëzon pjesë të ligjit


Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot disa nene të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, pjesë e paketës për vënien në jetë të Reformës në Drejtësi. Kundër ligjit kishin bërë ankim në fillim të muajit Dhjetor dy shoqatat që përfaqësojnë gjyqtarët. Sipas Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, ligji është në shkelje të të paktën të 22 neneve të Kushtetutës, pasi “cënohen disa parime kushtetuese, si parimi i Shtetit të së drejtës, parimi i sigurisë juridike, ndarjes dhe balancimit të pushteteve, i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, parimi i prezumimimit të pafajësisë, ai i barazisë para ligjit, cënohet e drejtat e statusit të gjyqtarëve dhe parimet e procesit të rregullt ligjor apo dhe e drejta për të patur një mbrojtje efektive”.

Gjykata në vendimin e saj bën të ditur se ka shfuqizuar plotësisht të paktën 6 nene, ndërsa për 13 të tjerë, ka konsideruar si të papajtueshëm me Kushtetutën e vendit, disa pika dhe paragrafe të tyre. Pas publikimit të plotë të vendimit, parlamenti do të duhet të rimarrë edhe një herë në shqyrtim ligjin për ta përshtatr atë sipas vlerësimeve të Gjykatës.

Ndërkohë, Kushtetuesja ka në dorë dhe një tjetër ligj, pjesë të paketës së Reformës në Drejtësi atë për Organet e sistemit të Drejtësisë ku parashikohet mes të tjerave dhe funksionimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të zëvendësojë Këshillin aktual të Drejtësisë, si dhe i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky ligj është kundërshtuar nga Partia Demokratike e cila konsideron si antikushtetuese, mënyrën se si zgjidhen anëtarët e këtyre dy institucioneve të reja.

XS
SM
MD
LG