Lidhje

Holandë, Wilders i përjashtuar nga koalicionet parazgjedhore


Partitë politike holandeze vazhdojnë të përjashtojnë nga zgjedhjet Partinë e Lirisë të ekstremit të djathtë, megjithëse ajo pritet të zërë vendin e dytë në zgjedhjet e së mërkurës.

Gjatë një debati mes kryeministrit Mark Rutte dhe udhëheqësit të ekstremit të djathtë Geert Wilders, zoti Rutte përsëriti se ai nuk do të bashkëpunojë me Partinë e Lirisë.

Partia e kryeministrit nuk është e vetmja që deklaron publikisht se nuk do të hyjë kurrë në koalicion me udhëheqësin e së djathtës ekstreme. Zoti Wilders e ka cilësuar përjashtimin e partisë së tij nga koalicionet parazgjedhore si jodemokratik, por tha se nuk beson se kryeministri do ta mbajë pramtimin.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG