Lidhje

Shtëpia e Bardhë vazhdon të mbështesë pretendimin e Presidentit Trump për përgjimin


Shtëpia e Bardhë po vazhdon të mbështesë pretendimin e Presidentit Donald Trump se ish- Presidenti Barack Obama kishte urdhëruar përgjimin e telefonave të tij në Kullën Trump në Nju Jork, megjithëse udhëheqës republikanë dhe demokratë në kongres thonë se nuk ka asnjë provë për një pretendim të tillë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë debatoi me gazetarët për këtë çështje.
Zëdhënësi Sean Spicer iu përgjigj gazetarëve të shumtë në Shtëpinë e Bardhë që donin të dinin se pse zoti Trump vazhdon të këmbëngulë se është e vërtetë edhe pasi krerët e komisioneve të zbulimit të Dhomës së Përfaqësuseve dhe Senatit thonë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Zoti Spicer tha se presidenti i qëndron pohimit të tij dhe akuzoi gazetarët se po “shtrembëronin” atë që kishte ndodhur në komisionin e senatit, duke shtuar se kongresi amerikan ende nuk e ka të gjithë informacionin e duhur për përgjimin.
"Presidenti e përdori fjalën ‘përgjim’ jo në kuptimin e drejtpërdrejtë. Ai i referohej një mbikqyrjeje të gjerë dhe tani ju po i riktheheni kësaj çështjeje. Folëm për të para disa ditësh. Thelbi është që Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati nuk kanë gjithë informacionin. Po për çfarë shqetësoheni? Mendoj se presidenti u përgjigj për këtë mbrëmë kur tha se do të dalë më shumë informacion. Këto të gjitha thjesht tregojnë se ka pasur njoftime të shumta që gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve të 2016-ës, njerëz të ndryshëm janë përgjuar”.
Por dy krerët e Komisionit të Senatit për Zbulimin, Republikani Richard Burr dhe Demokrati Mark Warner thane se “Në bazë të informacionit që kemi në dispozicion, nuk shohim të dhëna që Kulla Trump ishte subjekt përgjimi i asnjë elementi të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, para ose pas ditës së zgjedhjeve 2016”.

Deklarata e tyre pasoi atë të Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan i cili gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e bujshëm të presidentit më 4 mars se zoti Obama kishte urdhëruar përgjimin. “E kemi qartësuar që nuk ka prova për një gjë të tillë”.
"Komisionet e zbulimit, në hetimin e tyre të vazhdueshëm dhe të detajuar për çdo gjë që ka lidhje me Rusinë, analizuan çdo gjë me hollësi dhe të paktën deri tani, përsa i takon komunitetit të zbulimit, asnjë përgjim i tillë nuk është bërë”.
Të mërkurën Kreu i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, republikani Devin Nunes, që e ka mbështetur zotin Trump tha në një koferencë për shtyp për akuzat e presidentit për përgjimin se “nuk kemi asnjë provë që kjo ndodhi, Nuk mendoj se Kulla Trump është përgjuar”.
Nënkryetari demokrat i komisionit, Adam Schiff, ra dakord.
"Deri sot nuk shoh asnjë provë që të mbështesë pretendimin e Presidentit Trump se paraardhësi i tij dhe administrata e tij e kishin përgjuar. Deri sot nuk kemi pare asnjë bazë për një gjë të tillë”.
Ligjvenësit Nunes dhe Schiff thane se po presin për informacion nga Departamenti i Drejtësisë deri të hënën nëse agjencia ka ndonjë të dhënë për urdhra të mundshëm gjykate për përgjimin e zotit Trump. Hetimi i Kongresit ishte kërkuar Shtëpia e Bardhë pasi zoti Trump bëri akuzat. ((:33))
Presidenti Trump i bëri akuzat për përgjimin kundër paraardhësit të tij, para dy javësh në disa pastime në Twitter. Një zëdhënës i ish-presidentit Barack Obama i hodhi poshtë akuzat duke thënë se ato ishin “të rreme”.
XS
SM
MD
LG