Lidhje

Vazhdon seanca për konfirmimin e gjykatësit Niel Gorsuch


Komisioni i Senatit për Çështjet Juridike po vazhdon për të dytën ditë seancën e konfirmimit të anëtarit të Gjykatës Federale të Apelit, Neil Gorsuch, i emëruar nga Presidenti Donald Trump për në Gjykatën e Lartë. Republikanët e mbështesin kandidaturën e gjykatësit konservator, ndërsa demokratët kanë kundërshtime.

Senatorët republikanë, në fjalimet e tyre po shprehin mbështetje për gjykatësin Gorsuch, teksa demokratët nga ana tjetër u shprehën të shqetësuar se ai do përforconte më tej, sipas tyre, qëndrimet e Gjykatës së Lartë pro korporatave.

"Botëkuptimi i tij për ndarjen e pushteteve, përfshirë pavarësinë e sistemit gjyqësor, i bën nder punës së gjyqtarit Gorsuch. Siç shpjegon edhe ai vetë, citoj, sipas hartuesve të kushtetutës, pushtetet gjyqësore dhe legjislative, janë të ndara nga natyra dhe pavarësia e tyre është një ndër liritë themelore, që garantohen nga Kushtetuta."

“Detyra jonë është të vlerësojmë se si vendimet e tij do të ndikojnë te populli amerikan dhe nëse ai do t’u dalë në mbrojtje të drejtave ligjore e kushtetuese të gjithë amerikanëve, jo vetëm të drejtave të të pasurve dhe të fuqishmëve."

Gjykatësi Gorsuch theksoi se potretizimi i tij si një gjyqtar i njëanshëm, i cili vendos gjithmonë në favor të interesave të fuqishme ekomomike nuk është i saktë.

"Kur vesh rrobën e gjytarit nuk harroj se, sipas Kushtetutës, është detyrë e përfaqësuesve të popullit të hartojnë ligje të reja, e ekzekutivit të garantojë zbatimin e plotë të këtyre ligjeve dhe e gjyqtarëve të paanshëm e të pavarur të zbatojnë ligjin në raste mosmarrëveshjesh. Nëse gjykatësit do ta zbatonin ligjin jo siç është, por si do të donin të ishte, koncepti i një qeverie nga populli dhe për popullin do vihej në rrezik."

Seancat me pyetje përgjigje për gjykatësin Gorsuch nga antarët e Komisionit do të vazhdojnë deri nesër. Më pas, kandidatura e tij do të nga i gjithë Senati. ((:13))

Gjykatësi Gorsuch do të zëvendësojë Antonin Scalian, i cili ndërroi jetë në fillim të vitit të kaluar. Republikanët e refuzuan kandidatin e propozuar nga ish Presidenti Barack Obama, Merrick Garland, duke argumentuar se asnjë gjyqtar nuk duhet të bëhet pjesë e Gjykatës së Lartë gjatë një fushate elektorale.

XS
SM
MD
LG