Lidhje

Shqipëri: Parlamenti voton ministrat e rinj


Në sallën ku opozita mungon prej më shumë se 1 muaji, ministrat e rinj nuk patën vota kundër. Ata morën mbi 76 vota nga kolegët e tyre të koalicionit qeverisës. Përpara se të nisin punën, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ajo e Shëndetësisë, Ogert Manastirliu, ministrja e Mirëqënies sociale dhe Rinisë Olta Xhacka dhe ai i Pushtetit Vendor Eduard Shalsi, do të duhet të bëjnë dhe betimin te Presidenti Bujar Nishani.

Krei i Shtetit shprehu në fundjavë rezerva ndaj kandidaturës së ministrit të Brendshëm, duke e konsideruar atë si "të papërshtatshme", ndërsa ju referua akuzave në media të dy qytetarëve të cilët pretenduan se në vitin 1986 ishin torturuar nga zoti Xhafaj, ndërsa ai punonte si hetues në Krujë. Por zoti Xhafaj i hodhi poshtë pretendimet ndërsa deklaroi se ai ishte shkëputur nga sistemi i Drejtësisë së asaj kohe që një vit më parë duke saktësuar edhe se nuk kishte punuar asnjëherë pranë organeve të hetimit të Ministrisë së Brendshme.

Zoti Xhafaj merr detyrën në një kohë kur ndaj ministrisë së Brendshme prej kohësh ka patur akuza që lidhen me përhapjen e fenomenit të kultivimit të marijuanës. Një cështje e ngritur sot dhe nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, i cili tha se “Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë më vendi i kultivimit të drogës në 2017-ën, në mes të Europës” dhe kërkoi një angazhim konkret të qeverisë që situata e krijuar vitin e shkuar të mos mund të përsëritet.

XS
SM
MD
LG