Lidhje

Shqipëri: Qeveria miraton planin antimarijuanë


Në Shqipëri qeveria miratoi sot Planin kombëtar të luftës kundër kultivimit të marijuanës. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi se plani parashikon angazhimin e një sërë institucioneve për të goditur që në gjenezë përpjekjet për kultivim apo trafikim. Nisma e qeverisë vjen pasi vitin e kaluar fenomeni gjeti një përhapje të gjerë, ndërsa tonelata me marijuanë vazhdojnë të kapen periodikisht nga policia shqiptare apo në brigjet italiane.

Qeveria shqiptare miraton planin antimarijuanë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Ekspertë shqiptarë dhe europianë u angazhuan për katër muaj për hartimin e një plani të detajuar masash me anë të së cilave autoritetet shqiptare synojnë t’i japin fund fenomenti të kultivimit të marijuanës. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi njoftoi sot se Plani i cili përfshin periudhën 2017-2020 u miratua gjatë mbledhjes së qeverisë: “Theksi kryesor i Planit Kombëtar kundër kanabisit është përpjekja e përbashkët ndërinstitucionale për goditjen e gjithanshme e frontale që ka për qëllim identifikimin, zbulimin dhe shkatërrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale që janë aktive në fushën e kultivimit dhe të trafikimit të kanabisit. Duke filluar nga ky vit Policia e Shtetit, organet ligjzbatuese dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë lidhje do të angazhohen në një operacion të gjerë dhe të kombinuar, i cili do të sigurojë identifikimin e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim apo trafikim”.

Përveç strukturave të policisë në luftën kundër këtij fenomeni do të angazhohen dhe shërbimet inteligjente apo dhe struktura të institucioneve të tjera qëndrore dhe lokale.

Pas ndërhyrjes në Lazarat në 2014, një vit më pas, sipërfaqet e mbjella me cannabis sativa u reduktuan ndjeshëm në pak më shumë se 40 hektarë, duke pësuar megjithatë një pesëfishim, në 213 hektarë, vitin e shkuar. Mbi 2.5 milion rrënjë u shkatërruan ndërsa tonelata të tëra u kapën nga policia apo në brigjet italiane.

Të vëna nën akuzë të drejtpërdrejtë për përhapjen e fenomenit autoritetet këmbëngulën se sasitë e mëdha të kapura tregonin sipas saj se lufta kundër marijuanës është forcuar. Por në të njejtën kohë ato janë në fakt dhe një dëshmi edhe e sasisë në rritje të kultivimit. Ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pak ditë më parë e cilësoi luftën ndaj këtij fenomeni si përparësinë kryesore të punës së tij.

Edhe shifrat e marijuanës së sekuestruar në Itali tregojnë për një rritje të trafikut. 11 tonë janë kapur vetëm nga fillimi i këtij viti, ndërsa kreu i antimafias italiane foli për një trefishim të transportit nga Shqipëria drejt Italisë. Të paktën dy tonë u kapën nga policia shqiptare në dy raste të ndryshme në 48 orët e fundit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG