Lidhje

Reagimet të përmbajtura në Korenë e Jugut


People watch a TV screen showing an image of solitary cell of Seoul Detention Center used by former South Korean President Park Geun-hye during a news program at the Seoul Railway Station in Seoul, South Korea, March 31, 2017.
People watch a TV screen showing an image of solitary cell of Seoul Detention Center used by former South Korean President Park Geun-hye during a news program at the Seoul Railway Station in Seoul, South Korea, March 31, 2017.

Reagimet për arrestimin e presidentes së shkarkuar Park Geun-hye kanë qenë relativisht të përmbajtura në Korenë e Jugut, ndërsa vendi është përqëndruar tek zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Park, e para presidente e zgjedhur në mënyrë demokratike që shkarkohet nga detyra, u dërgua sot në mëngjes në burg, pasi gjykata miratoi urdhër-arrestin e prokurorit që e akuzon atë për rryshfet, korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Akuzat penale kundër ish presidentes Parkut janë të lidhura me skandalin politik që çoi në largimin e saj nga detyra. Ajo u akuzua se në bashkëpunim me shoqen e saj Choi Soon kanë detyruar kompanitë koreane t’u dhurojnë mbi 69 milionë dollarë dy fondacioneve me pronësi të dyshimtë.

Për muaj të tërë, shkarkimi i presidentes Park krijoi një ndarje të thella të publikut në Korenë e Jugut. Kundërshtarët e saj zhvillonin mitingje masive për të kërkuar shkarkimin apo dorëheqjen e saj, ndërsa mbështetësit në të tjera demonstrata, përpiqeshin që ta mbanin atë në detyrë.

Dy mbështetës të Parkut u vranë gjatë përleshjeve me policinë para gjykatës në ditën që u morr vendimi për shkarkimin e saj.

Sot në Seul nuk ka patur protesta të opozitës për të festuar arrestimin e Parkut dhe as të grupe të mbështetësve të saj, që të kërkonin lirimin nga burgu.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale janë planifikuar të mbahen në 9 maj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG