Lidhje

Dy të dyshuar për shpërthimin në Shën Petersburg


Autoritetet ruse janë në kërkim të përgjegjësve për shpërthimin e së hënës në Shën Petersburg të Rusisë.

Shërbimi rus i lajmeve “Interfax” tha se po kërkohet për dy të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Sistemi i metrosë në Shën Petersburg u mbyll pas shpërthimit, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë ruse shkaktoi 10 persona të vrarë dhe rreth 50 të plagosur. Gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Në Moskë autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë në sistemin e metrosë.

Imazhet në mediat sociale nga stacioni i Shën Petersburgut tregonin pasojat e shpërthimit me një numër viktimash të shtrirë në platformën e metrosë. Pamjet nga vendgjarja tregonin pasagjerët që lëviznin nëpër stacionin e mbuluar nga tymi.

Zyrtarët ishin të kujdesshëm për të mos dalë në përfundimin se bëhej fjalë për terrorizëm, por thanë se shpërthimi ishte duke u hetuar si një akt i mundshëm terrorizmi. Mediat ruse raportuan se vendosja e lëndës shpërthyese ishte e qëllimshme.

Sipas agjensisë së lajmeve “Interfax” kamerat e sigurisë në metro mund të kenë kapur imazhe të të dyshuarit me një çantë ku mbante eksplozivin.

Gjithashtu u gjet dhe u çaktivizua një pajisje e dytë. Zyrtarët në Rusi kanë shpallur tri ditë zie kombëtare.

Në Uashington, presidenti Donald Trump e quajti shpërthimin në Shën Petersburg "diçka të tmerrshme."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG