Lidhje

Siri, autopsia e tre viktimave konfirmon përdorimin e armëve kimike


Rezultatet e autopsive të tre sirianëve të vrarë gjatë sulmit ajror dy ditë më parë, tregojnë se vdekja e tyre ishte rezultat i ekspozimit ndaj armëve me përmbatje kimike. Lajmi njoftohet nga autoritetet turke.

Tre personat ishin ndër 30 të tjerë me shtetësi sirianë që humbën jetën në Turqi ku u dërguan për kujdes shëndetsor pas sulmit të së martës në qytetin Khan Sheikhoun që është nën kontrollin e rebelëve.

Zyrtarët turq thonë se autopsitë u kryen mbrëmë nga përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gjatë sulmit në Khan Sheikhou u vranë 100 persona dhe 350 të tjerë kanë probleme me shëndetin, duke përfshirë një numër ende i pa ditur fëmijësh. Ngjarja ka shkaktuar zemërim në mbarë botën kundër presidentit sirian Bashar al-Asad dhe Rusisë, aleatit kryesor të regjimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG