Lidhje

BIRN: LSI nuk deklaroi pagesën e plotë për kompaninë e lobimit


Në Shqipëri Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë investigative, BIRN, publikoi sot faktin se sipas tij Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka treguar në deklarimet e saj në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve, pagesat e plota që ka bërë ndaj një kompanie lobimi në Shtetet e Bashkuara

Sipas BIRN-it, i cili i referohet deklaratave të dorëzuara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, nga “Global Security and Innovative Strategies”, kompania e kontraktuar nga LSI-ja, është paguar prej kësaj të fundit gjatë vitit 2016 me 267.804 dollarë. Kontrata me kompaninë amerikane kishte si qëllim ndër të tjera, që t’i siguronte liderëve të LSI-së takime të nivelit të lartë në Uashington.

Ndërkohë, referuar shpenzimeve të raportuara nga LSI në KQZ nën zërin “konsulenca” për vitin 2016, ato rezultojnë sipas BIRN-it të jenë gati tre herë më të vogla se pagesat që ajo ka bërë për GSIS-ën, ose një shumë prej 11.7 milionë lekësh afërsisht 91 mijë USD.

Në një reagim të tij në Facebook, zëdhënësi i LSI-së Emiljano Aleksi e konsideron shkrimin pjesë të “spekulimeve të mediave sorosiane që kanë 15 vjet që shpifin pa u lodhur kundër Ilir Metës, dhe 12 vjet që shpfiin kundër LSI-së”. I kontaktuar nga Zëri i Amerikës zëdhënësi i LSI-së shpjegoi se kjo parti ishte duke përgatitur përgjigjen në bazë të legjislacionit shqiptar dhe amerikan, dhe se BIRN-i, sipas tij, nuk e kishte pritur këtë përgjigje para se të botonte shkrimin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG