Lidhje

Drejtësia, OMN: 67 kandidatë për strukturat e rivlerësimit


Në Shqipëri Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit njoftoi sot se ka përfunduar vlerësimin e kandidaturave për institucionet që do të kryejnë procesin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë

Nga të 84 kandidaturat e përzgjedhura nga Avokati i Popullit që përmbushnin kriteret formale, Misioni ndërkombëtar ka vlerësuar pozitivisht 67 prej tyre, duke i konsideruar të përshtatshëm për të qenë një listën përfundimtare që do të duhet t’I nënshtrohet gjykimit të parlamentit. Për 17 të tjerat ka dhënë një rekomandim negativ.

Institucionet e rivlerësimit përbëhen nga një Komision, nga Kolegji i Apelit dhe nga dy Komisionerët publikë dhe zëvendësat e tyre. Gjithsej bëhet fjalë për 27 anëtarë të këtyre strukturave. Misioni ndërkombëtar i dorëzoi vlerësimet dhe rekomandimet e tij pranë Avokatit të Popullit, ndërsa ky i fundit ja përcolli po sot parlamentit.

Por procesi për momentin mbetet i bllokuar, përsa kohë opozita vazhdon bojkotin e parlamentit. Komisioni parlamentar që duhet të përzgjedhë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit përbëhet nga një numër i barabartë përfaqësuesish të shumicës dhe opozitës, e për pasojë çdo vendimmarrje është e pamundur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG