Lidhje

Gorsuch, anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë


Në SHBA, anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë Neil Gorsuch bëri sot betimin. Gjykata është tani e plotësuar me nëntë anëtarë, pas vdekjes së gjyqtarit Antonin Scalia një vit më parë. Gjyqtari Gorsuch bëri dy betime, siç kërkohet me ligj, në ceremoni të veçanta. Ceremonia e parë ishte private dhe u drejtua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Një ceremoni tjetër u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, nën drejtimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Anthony Kennedy.

Presidenti Donald Trump e quajti gjykatësin Gorsuch "njeri me integritet, me kualifikime të rralla dhe me përkushtim të thellë ndaj Kushtetutës" amerikane.

Zoti Trump e emëroi 49-vjeçarin Gorsuch në fund të janarit. Javën e kaluar, Senati i dha atij miratimin, pas shumë debatesh partiake. Votimi në Senatin e kontrolluar nga republikanët përfundoi me 54 vota pro dhe 45 kundër.

Gjykata e Lartë do të ketë tani përsëri një shumicë konservatore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG