Lidhje

Trump: Kina përfiton nëse zgjidh problemin e Koresë së Veriut


Presidenti Donald Trump i bëri thirrje Kinës të ndihmojë për të frenuar Penianin.

Në komentet e bëra sot në Twitter, ai shkruante se "Koreja e Veriut po kërkon vetë telashe" me programin e saj të armëve bërthamore. "Në qoftë se Kina vendos të ndihmojë, - komentonte zoti Trump, - kjo do të ishte gjë shumë e mirë. Nëse jo, ne do ta zgjidhim problemin pa Kinën!"

Ai nuk dha hollësi se çfarë veprimesh mund të ndërmerrnin SHBA.

Zoti Trump shkruan se i kishte deklaruar presidentit kinez Xi Jinping javën e kaluar se një marrëveshje tregtare me Uashingtonin "do të ishte shumë më e favorshme për Kinën", nëse ajo zgjidh problemin e Koresë së Veriut!"

Kina është cilësuar si "aleatja më e rëndësishme e Koresë së Veriut si dhe burimi kryesor i ushqimit, i armëve dhe i energjisë për Phenianin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG