Lidhje

Iraku thotë se ISIS po humbet terren


Një zëdhënës ushtarak irakian tha se grupi Shteti Islamik vazhdon të humbasë terren në Irak dhe tani kontrollon më pak se shtatë për qind të territorit.

Gjeneral Brigade Yahya Rasool tha se ISIS-i kontrollon tani më pak se një të katërtën e territorit që mbante në kulmin e fushatës së tij në verën e vitit 2014. Në atë kohë, grupi xhihadist kontrollonte më shumë se 40 për qind të Irakut.

Në qershor 2014, ISIS-i pushtoi Mosulin dhe pastaj e përhapi ndikimin në të gjithë rajonin, duke kapur sipërfaqe të mëdha territori në Irak dhe Siri. Që nga ajo kohë, forcat e koalicionit i kanë dëbuar militantët nga një numër qytetesh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG