Lidhje

Symantec: Mjetet e hakerimit të CIA kanë lidhje me 40 sulme kibernetike


Mjetet e hakerimit të përdorura nga Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA) mund të jenë përdorur në të paktën 40 sulme kibernetike në 16 shtete, sipas kompanisë së sigurisë kompjuterike Symantec.

Kompania “Symantek” thotë se raporti i saj, i publikuar të hënën,është bazuar mbi dokumente të CIA-s të bëra publike nga WikiLeaks muajin e kaluar. Raporti thotë se mjetet e publikuara nga WikiLeaks kishin lidhje me infiltrime elektronike në organizata ndërkombëtare, financiare, energjitike dhe hapësinore në mbarë botën.

Objekt sulmesh kanë qënë kompani, universitete dhe agjenci qeveritare, ku Lindja e Mesme duket se ka qënë objektiv kryesor.

Në raportin e kompanisë Symantec, nuk përmedet “CIA” me emër, por ka pak dyshime se nga kanë ardhur mjetet hakeruese në fjalë. Kur WikiLeaks filloi publikimin e tyre në fillim të marsit, ajo nxori detaje tëpashoqa se si ato ishin nxjerrë nga Qendra e Zbulimit Kibernetik të CIA-s.

CIA ka refuzuar të kometojë lidhur me raportin e firmës Symantec apo mbi autencitetin e dokumenteve të publikuara nga WikiLeaks. Nga ana tjetër, një zëdhënës ka mbrojtur përpjekjet e agjencisë për të grumbulluar të dhëna zbulimi, duke thënë se publiku amerikan duhet të ndihet tejet i shqetësuar nga veprimet e WikiLeaks.

“Diktatorët dhe terroristët nuk kanë aleat më të mirë në botë se Julian Assange, pasi privacia e tyre është e vetmja që ai ruan”, i tha zëdhënësi i CIA-s Jonathan Liu Zërit të Amerikës. Ai përsëriti se CIA e ka të ndaluar të mbledhë të dhëna për shtetasit amerikanë dhe se nuk e bën një gjë të tillë.

Mjetet e CIA-s të përshkruara nga WikiLeaks nuk përfshijnë survejime në masë dhe se të gjithë objektivat ishin subjekte qeveritare ose kishin vlera legjitime për sigurinë kombëtare për arsye të tjera, thotë kompania Symantec.

Në se dokumentet e publikuara nga WikiLeaks do të nxirrnin në pah ndonjë program aktiv zbulimi, kjo do ta vinte sërish në pozitë të vështirë komunitetin amerikan e zbulimit. Fakti që organizata evropiane, thuhet se ishin vënë në shënjestër, po ashtu ngre pikëpyetje të vështira për Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë e saj të zbulimit lidhur me vënien në shënjestër të aleatëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG