Lidhje

Shqipëri-Kosovë, mbledhja e qeverive në Vlorë


Në Shqipëri, më 24 prill do të mbahet në qytetin e Vlorës mbledhja e katërt e përbashkët mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës

Njoftimi u bë sot nga ministrat e Jashtëm të të dy vendeve Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj në përfundim të takimit që ata patën në Tiranë. Të dy palët kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm. Mes dy vendeve janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh që përfshijnë thuajse të gjitha fushat.

Ministri Hoxhaj u shpreh se kishte propozuar një metodologji të re, sipas së cilës duhet të identifikoheshin disa çështje konkrete, për të cilat palët të diskutonin për mënyrën se si do të duheshin zgjidhur apo çuar përpara.

Mbledhja e parë mes dy vendeve u mbajt në vitin 2014, kur u firmos dhe marrëveshja e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG