Lidhje

Berat, masa disiplinore ndaj policëve pas zbulimit të drogës


Autoritetet policore në Shqipëri urdhëruan masa ndaj zyrtarëve të policisë në Berat dhe Skrapar, një ditë pasi në një zonë në këtë rajon u gjet një laborator për përpunimin e marijuanës.

Laboratori dyshohet se funksiononte në mjediset e një kompania që merrej me prodhimin e kutive të paketimit prej letre dhe tre persona janë arrestuar dhe po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Drejtori për Sigurinë Publike, Altin Qato tha se janë përjashtuar nga policia e shtetit për shkelje të rënda tre oficerë policie ne Skrapar dhe janë vënë në hetim disiplinor disa drejtues të lartë të Policisë së Beratit dhe Skraparit.

Në mesin e zyrtarëve të lartë nën hetim disiplinor janë Drejtori dhe Zv. Drejtori i Policisë në Berat, Shefi i Komisariatit në Skrapar, Shefi i rendit dhe Shefi i krimeve në Skrapar, shefi i sektorit kundër narkotikëve dhe shefi i sektorit kundër trafiqeve në Berat.

Pak ditë më parë autoritete policore urdhëruan përjashtime nga policia dhe masa disiplinore për drejtues të policisë në Gjirokastër dhe Përmet pas zbulimit të rreth 12 tonë marijuanë në një zonë të këtij rrethi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG