Lidhje

Sulmi në Dortmund, mungojnë provat ndaj të dyshuarit


Prokurorët gjermanë thanë sot se hetuesit nuk kanë gjetur prova që të tregojnë se i dyshuari kryesor i arrestuar për shpërthimet pranë autobusit të ekipit të Dortmundit ka marrë pjesë në sulm.

Por në deklaratë thuhet se prokurorët janë ende duke kërkuar një urdhër arresti për personin e identifikuar me emrin Abdul Beset, lidhur me akuzat se ai i përket grupit Shteti Islamik.

Prokurorët thanë se shtetasi irakian ka qenë në krye të një grupi prej 10 militantësh, të përfshirë në rrëmbime, kontrabandë, grabitje dhe vrasje në vendin e tij, para se të kalonte në Turqi në vitin 2015 dhe në Gjermani në fillim të vitit të kaluar.

Shpërthimet e së martës goditën autobusin e ekipit të futbollit Borussia Dortmund, duke plagosur lojtarin Marc Bartra dhe një polic.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG