Lidhje

Drogë drejt Italisë, në pranga 18 policë e doganierë


Në Shqipëri prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi sot se ka urdhëruar arrestimin e 18 punonjësve të policisë që shërbëjnë në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefine stacionit policor, si dhe 8 doganierë të Qafë Thanës, në kufirin me Maqedoninë. Ata dyshohet të kenë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017.

Rasti i parë, ka ndodhur në datën 5 shkurt, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në datën 24 mars, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord.

Pas bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe hetimeve në vend, Prokuroria vlerëson se “bazuar në veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit Durrës, Doganës Durrës dhe Doganës Tiranë, ekziston një formë e organizuar bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. Të dyshuarit e këtij hetimi janë të përfshirë në njërin ose në të dy episodet, të cilat janë pjesë e të njëjtit procedim penal, saktëson njoftimi i Prokurorisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG